Shala: S’na duhen udhëheqës si Hoti, Haradinaj duhet të jetë president

E publikuar: 07/12/2020 23:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti Haxhi Shala i cili së fundi iu bashkua AAK’së thotë se kandidati i duhur për president është Ramush Haradinaj. Thotë se njerëz të tillë i duhen Kosovës të cilët dinë të marrin vendime dhe jo si kryeministri Avdullah Hoti.

“Duke e parë mungesën e z.Thaçi, Veselit e Selimit e Jakup Krasniqit, njeri më adekuat për atë post tani jam i bindur se nuk ka në skenën politike e sidomos në kuadër të koalicionit sepse AAK është partneri i dytë për nga fuqia”, tha Shala.

“Si partneri i dytë normal që i takon posti”, shtoi Shala në emisionin “DPT te Fidani” në T7.

“I duhet vendit një njeri i cili di me marrë vendime sepse në qeverisjen e z. Haradinaj dihen vendimet e mëdha, vendimi i ushtrisë, taksës ”, thotë Shala.
“Na duhet një njeri që nuk i ikë përgjegjësisë qysh thotë z.Avdullah Hoti për shkarkim të një konsulli thotë: Vallah s’pasna qenë në njohuri. Nuk na nevojiten kësi njerëz në këtë kohë. Sepse në Kosovë sot na duhen njerëz të cilët marrin vendime”, tha Shala./Express/