Shala: Shitësve në “Tregun e gjelbër” në Pejë do t’u ofrojmë kushte me të mira të punës

E publikuar: 30/09/2017 20:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidatja për kryetare të Pejës nga Partia Demokratike e Kosovës, Sabiha Shala, fushatën zgjedhore e ka vazhduar duke i bërë vizitë “Tregut të gjelbër” ku ka takuar dorë më dorë shitës dhe qytetarë të ndryshëm.

Përndryshe, Shala shitësit i ka konsideruar heronj të punës “pavarësisht kushteve minimale që ata i kanë aktualisht për ta ushtruar veprimtarinë e tyre ekonomike”.

Shala ju premtoi shitësve se do të ua kthej dinjitetin që e meritojnë duke krijuar kushte më të mira që do të stimulonin kultivimin por edhe shitjen e produkteve të tyre në treg.