Shala: Prokurorët e gjyqtarët, “kompromise” në rastet e korrupsionit

E publikuar: 19/05/2019 07:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aktakuzat e korrupsionit, sipas kryetarit të Gjykatës se Apelit, Hasan Shala, ngrihen pa u hetuar mirë. Kjo, sipas tij, bën që shumica e gjykimeve të profilit të lart të mos marrin aktgjykime dënuese.

Në intervistën e javës, Shala ka folur për lojën pingpong mes prokurorisë dhe gjykatës si tendencë për të arsyetuar dështimet e sistemit të drejtësisë në luftën kundër korrupsionit. Shala ka folur edhe për mungesën e konsistencës në dënime, shkruan sot Koha Ditore.

Ka pranuar që gjyqësori i Kosovës më shumë e dënon një hajn ordiner se një zyrtar publik për korrupsion milionësh. Për dënimet e buta tek rastet e korrupsionit, Shala ka deklaruar se bëhet “kompromis” mes gjyqtarëve dhe prokurorëve. Sipas Shalës, kjo ndodh për shkak të mosprofesionalizmit të personave që merren me ndjekjen dhe gjykimin e profilit të lartë.

KD: Sistemi gjyqësor vazhdimisht është kritikuar për mungesë të rezultateve. Në cilësinë e kryetarit të Gjykatës së Shkallës së Dytë si e vlerësoni sistemin gjyqësor?

Shala: Konsideroj që ne kemi një sistem gjyqësor për nga mosha të ri. Një gjyqësor i ri i ka të mirat, por edhe të metat e veta. Kjo, për shkak që një gjyqtar duhet të këtë përvojë në punën e tij, dhe se përvoja vetvetiu tregon edhe rezultatin. Pa një përvojë nuk ka edhe rezultat.

KD: Sa jeni të kënaqur me këto vendime?

Shala: Mesatarisht jemi të kënaqur. Nuk jemi të kënaqur mjaftueshëm as për vetë vendimet e Gjykatës së Apelit e lëre më të Gjykatës Themelore, por shpesh ndodh që nuk jemi të kënaqur as me vendimet e Gjykatës Supreme, për shkak se në tërë sistemin gjyqësor nuk e kemi atë cilësinë e kënaqshme. Mendim personal është ky.

KD: Çfarë ngecjesh kanë këto vendime?

Shala: Varësisht prej gjyqtarëve. Ka vendime jashtëzakonisht të arsyetuara mirë, por ka disa vendime që fatkeqësisht nuk janë të arsyetuara mirë….(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)