Shala: Përfaqësuesit e UÇK’së në Ramboulliet na thanë se më nuk mund të luftojmë me Serbinë (Video)

E publikuar: 04/05/2018 22:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Blerim Shala ka treguar për zhvillimet në konferencën në Ramboulliet. Thotë se përfaqësuesit e UÇK’së thanë se më nuk kishin municione për të luftuar me Serbinë.

“Komunikimi ka qenë shumë i mirë. Bashkëpunimi ka qenë i jashtëzakonshëm midis nesh sepse e dinim se pse ishim aty’, tha Shala në emisionin Tête-à-Tête me Berat Buzhalën në T7.

“Ditën e parë jemi ulë dhe kemi pyet njëri tjetrin: A mund të luftohet tutje? Jo. Delegacioni i UÇK’së na ka thënë: Ne nuk mund të luftojmë më. E pranun sepse kishin mungesë municioni, mungesë njerëzish’, shpjegon Shala.

‘Atëherë në thamë se duhej të bënim marrëveshje politike e cila mundëson që së pari të instalohet procesi i pavarësimit të Kosovës’, thekson ai.

“Ne asnjë nuk kemi shku në Ramboullet me e pru pavarësinë prapa’, tha Shala.