Shala në mbështetje të industrisë së ndërtimit

28.02.2019 14:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Shala në mbështetje të industrisë së ndërtimit

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, në “Konferencën informuese për legjislacionin e produkteve të ndërtimit” theksoi se pas nënshkrimit të marrëveshjes së Stabilizim-Asociim dhe hyrjes në fuqi janë hapur rrugë që prodhimet e Republikës së Kosovës të plasohen në tregun evropian.

Ministri Shala potencoi: “Ne si ministri jemi të përkushtuar që të rrisim mbështetjen për këtë industri, në hulumtimin dhe njohjen e tregut, në dizajnimin dhe mbështetjen e prodhuesve për certifikimin e produkteve të tyre me skema të veçanta të subvencioneve përmes KIESA-s, në mënyrë që të rritet konkurrenca për t’iu qasur tregjeve të jashtme që ta përmirësojmë bilancin tregtar. Po ashtu edhe ngritja dhe funksionalizimi i shtyllave të infrastrukturës së cilësisë janë kërkesa të rëndësishme që dalin nga MSA (neni 80), ku Kosova duhet t’i marrë masat e nevojshme në mënyrë që gradualisht të arrijë përputhshmërinë me legjislacionin e BE-së”, u shpreh ministri Shala.

Ai shtoi se lidhur me këtë, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI)  ka ndryshuar së fundmi kornizën ligjore për vlerësim të konformitetit, standardizim, akreditim dhe metrologji dhe njëkohësisht jemi duke përafruar legjislacionin sektorial për fushat që janë kompetencë e MTI-së duke i dhënë fokus edhe implementimit të tij, si dhe duke u angazhuar në ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe të shërbimeve  të shtyllave të infrastrukturës së cilësisë.

Edhe njëherë, ministri Shala ritheksoi se Kosova ka bërë një hap të madh përpara dhe me miratimin e Ligjit për Produktet e Ndërtimit, i cili u miratua në nëntor të vitit 2018, e që së shpejti do të hyjë në fuqi, ku do të rregullohen shtyllat e infrastrukturës së cilësisë në fushën e ndërtimit.

Dhe krejt në fund, ministri Shala ka sqaruar se ky ligj është vetëm një pjesë e një procesi më të gjerë të zhvillimit nëpër të cilin duhet të kalojmë dhe që ka gjasa të marrë kohë për të përfunduar plotësisht, por megjithatë nëse e zbatojmë siç duhet ky ligj mund të jetë një udhërrëfyes i rëndësishëm për të na ndihmuar në këtë rrugëtim./Infosot/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Byrnes inkurajon Maqedonine e V. në luftimin e korrupsionit

Byrnes inkurajon Maqedonine e V. në luftimin e korrupsionit

Së shpejti, Kosova me listë finale të organizatave terroriste

Së shpejti, Kosova me listë finale të organizatave terroriste

DASH mbi të bërit biznes në Kosovë, korrupsioni pengesë

DASH mbi të bërit biznes në Kosovë, korrupsioni pengesë

Haradinaj: Qeveria do t’i qëndrojë pranë fermerëve dhe bujqve tanë

Haradinaj: Qeveria do t’i qëndrojë pranë fermerëve dhe bujqve tanë

Veseli: Askush s’ka të drejtë të manipulojë me statutin e luftëtarit të UÇK-së

Veseli: Askush s’ka të drejtë të manipulojë me statutin e luftëtarit të UÇK-së

Tahiri: Qasja në drejtësi imperativ i patjetërsueshëm, së shpejti nis rekrutimi i noterëve

Tahiri: Qasja në drejtësi imperativ i patjetërsueshëm, së shpejti nis rekrutimi i noterëve

Ambasada e Turqisë në Beograd përmirëson gabimin, heq referimin “Kosovë e Metohi”

Ambasada e Turqisë në Beograd përmirëson gabimin, heq referimin “Kosovë e Metohi”

Ministria e Infrastrukturës hesht përballë kërkesës për heqjen e monopolit në homologim

Ministria e Infrastrukturës hesht përballë kërkesës për heqjen e monopolit në homologim

Deda: Qeverinë mund ta rrëzonim në qershor, po presim zgjedhjet në LDK

Deda: Qeverinë mund ta rrëzonim në qershor, po presim zgjedhjet në LDK

Dy filma të gjatë Kosovarë mbështeten nga Agjensioni për Film i Maqedonisë Veriore

Dy filma të gjatë Kosovarë mbështeten nga Agjensioni për Film i Maqedonisë Veriore

Policia me masa shtesë gjatë sezonit veror

Policia me masa shtesë gjatë sezonit veror

Kryeministri Haradinaj ka një apel të rëndësishëm për bashkatdhetarët

Kryeministri Haradinaj ka një apel të rëndësishëm për bashkatdhetarët

Shqipëria – 25 mijë euro për Bujanocin, Serbia 40 milionë për serbët e Kosovës

Shqipëria – 25 mijë euro për Bujanocin, Serbia 40 milionë për serbët e Kosovës

Maloku pasi u ftua nga Tribunali: Djemtë e mi i nxora jashtë vendit, s’munda t’iu sigurojë kushte në Kosovë

Maloku pasi u ftua nga Tribunali: Djemtë e mi i nxora jashtë vendit, s’munda t’iu sigurojë kushte në Kosovë

A do të mbahet ‘Beer Fest-i’ i radhës në Prishtinë?

A do të mbahet ‘Beer Fest-i’ i radhës në Prishtinë?

Veseli dorëzon kërkesën për themelimin e Komisionit që heton Listat e Veteranëve

Veseli dorëzon kërkesën për themelimin e Komisionit që heton Listat e Veteranëve