Shala: Mustafa para komisionit hetimor, Selimi fyu nënat e Kosovës (Video)

E publikuar: 09/06/2015 22:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i komisionit parlamentar për AKI, Haxhi Shala, ka thënë se institucionet e sigurisë janë të gatshme të reagojnë për çdo të papritur, përfshirë edhe veriun e Kosovës.

Për Kumanovën, në emisionin “Rrokum Rroll” me Fidan Jupollin në TV Rrokum, ai ka theksuar se qëndron ajo se sipas raportit të AKI-së për këtë ngjarje janë njoftuar presidentja Atifete Jahjaga, kryeministri Isa Mustafa, si dhe ministri i Brendshëm, Skender Hyseni.

Shala ka shtuar se ai i ka shkruar një kërkese kryeministrit Mustafa se a ka qenë në dijeni për rastin e Kumanovës. Sipas tij, kjo duhet të sqarohet njëherë e mirë, duke theksuar se do t’i kërkojë Kuvendit të bëjnë një komision hetimor për të hetuar kryeministrin Isa Mustafen.

Ndërkaq, sa i përket fotografisë së Petrit Selimit, me djalin e tij e me ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daiçiq, ai thotë se ky është turp i madh me të cilin janë poshtëruar nënat kosovare, sidomos gratë e Krushës.

[youtube http://www.youtube.com/watch?v=0yhGEhXde94]