Shala: Kontrata me Fenerbahçen vlen edhe për një vit, por kam oferta prej klubeve të tjera turke

E publikuar: 20/06/2018 09:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Adonis Shala para tre muajve kishte kaluar me sukses provat te skuadra e madhe turke e Fenerbahçes.

Futbollisti anësor me tipare sulmuese tashmë është paraqitur në dhjetë ndeshje të grupmoshave deri në 21-vjet, ku ka qenë protagonist në dhjetë raste me asistime.

Lojtari që deri në afatin kalimtar të janarit u paraqit në skuadrën gjakovare të Vëllaznimit, ka dhënë një intervistë për sportin e RTV Dukagjinit.

Ai ka treguar se ka kontratë të vlefshme edhe për një vit, por që ka oferta të ndryshme prej skuadrave të elitës turke.

“Me Fenerin jam bashkuar gjatë fazës përgatitore në Antalia. Kam pasur disa paraqitje për të rinjtë, por kam stërvitur edhe me ekipin e parë. Kam oferta edhe prej ekipeve të tjera, do të shohim se çfarë do të ndodh”, ka pohuar 21-vjeçari.

Shala pohoi më tutje se e kishin pritur ngrohtësisht yjet e klubit, spanjolli Roberto Soldado dhe francezi, Mathieu Valbuena, të cilët e ndihmuan shumë gjatë stërvitjet.

Theksojmë se Shala ishte pjesë e grupmoshave të reja të Flamurtarit për të kaluar më pas te gjakovarët. /Telegrafi/