Shala: Gjermania është befasuar nga qasja e Amerikës karshi problemit Kosovë-Serbi

E publikuar: 05/06/2019 22:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Blerim Shala, këshilltar i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur për angazhimin e shteteve perëndimore për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë.

“Pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës s’mund të ketë marrëveshje Kosovë-Serbi”, ka thënë Shala në emisionin “Pressing”, në televizionin T7.

Këtë, sipas tij, e dinë të gjithë udhëheqësit kosovarë.

“E dimë fare mirë edhe rolin e Gjermanisë, është i pashmangshëm”, ka shtuar ai më pas.

Shala ka thënë se Berlini zyrtar është “befasuar për të mirë” nga “qasja eksplicite” e presidentit amerikan, Donald Trump, karshi problemit Kosovë-Serbi.

Këshilltari i Thaçit ka kujtuar se Amerika ka kërkuar qartazi “njohjen reciproke formale mes Kosovës dhe Serbisë”. /Express/