Sfidon aftësitë e tij në peshëngritje, shkunjon nga vendi barrierën e parkingut (Foto)

E publikuar: 14/04/2015 11:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një person i cili dëshironte të sfidonte potencialet e tij në peshëngritje, po kërkohet nga policia sepse ka dëmtuar barrierën e një parkingu veturash duke e shkunjuar atë nga vendi.

Megjithatë, sipas policisë ende nuk është e sigurt nëse personi po tentonte të i shmangej detyrimeve financiare për parking apo thjeshtë po testonte aftësitë e tij fizike.

Policia ka publikuar fotografinë e tij në mënyrë që ta gjej atë më shpejtë, dhe lut çdonjërin që e njeh personin të raportoj në stacionin më të afërt policor. /Indeksonline/