Sfidat e të bërit Biznes në Kosovë!

E publikuar: 07/04/2020 13:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nga Muhamet Ajrullahu

Kosova është një vend që ende po sfidohet me Shtetndërtimin e saj, prandaj nisur nga këndvështrimi im dhe përvoja ime shumëvjeqare në biznes jo vetëm në Kosovë është shumë e rëndësishme për opinionin e gjërë por edhe për pjesën tjetër politike dhe biznesore të mirren parasysh faktorët që mund të ndikojn drejtpërsëdrejti në të bërit biznes në Kosovë.

Në botën e sotëme të Globalizuar rritja ekonomike dhe hapja e vendeve të reja të punës në ekonomit në zhvillim dhe në tranzicion siç është Kosova varen nga:

Zhvillimi i bizneseve të vogla dhe të mesme si dhe investimet e huaja direkte.

Investuesit para se gjithash dekurajohen nga problemet e pasiguris dhe destabilitetit politik dhe inkurajohen nga rritja e transparencës qeverisjes së mirë.

Shtetet mund të ofrojn taksa dhe tatime të ulëta apo edhe tokë të dhënë në shfrytëzim për periudhë të caktuar, por nëse investuesit i druhen trazirave civile, shpronsime të aseteve,revoltime të fuqis punëtore apo paaftësisë për t’u përballur fatkeqësive natyrore, krizave shëndetësore si në situatën e tanishme atëher ata dekurajohen dhe synimet e tyre orientohen ne vende më të sigurta.

Investorët potencial duhen të binden që shteti është i vendosur që ti mbroj bizneset nga këta faktorë të lartëcekur.

Lufta apo konflikti nuk është i vetmi kërcënim për siguri, epidemitë e ndryshme sikurse rasti i tanishëm me COVID-19, jo vetëm që mund të minojnë intersimin e investituesve potencial në të ardhmen, por rreziku është shumë më i madh që edhe këto biznese ekzistuese të falimentojnë për shkak të mospërkrahjes të mjaftueshme të qeveris me pako emërgjente ekonomike të pamjaftueshme për shpëtimin e bizneseve.

Institucionet përgjegjëse duhet të bindin bizneset që ato janë në gjendje të përballojn krizat, fatkeqsitë natyrore dhe ngjarjet e tjera që përbëjnë kërcënim për sigurinë. Prandaj themi se faktor shumë i rëndësishëm sa i përket klimës të të bërit biznes në një vend është faktori politik, e në kuadër të saj edhe çështja e sigurisë së investimeve.

Qeverisja e mirë, transparenca, stabiliteti dhe parashikueshmëria jan baza thelbësore për tërheqjen e investimeve por gjithashtu edhe zhvillimi ekonomik të një vendi. Nëse këto tipare si baza politike dhe ligjore kan mangësi,atëher stimulantët për rritjen ekonomike si psh.:burimet e bollshme natyrore, taksat dhe tatimet e ulëta apo krahu i lirë i punës, nuk rezultojn efikas sa duhet.

E fillova këtë analiz me sfidat e të bërit biznes në përgjithësi, për të dalur tek ngjarjet e fundit me të cilat po përballet jo vetëm Kosova,me krizën shëndetësore lidhur me pandemin COVIT-19, duke e shoqëruar edhe me paqëndrueshmërin politike të ditëve të fundit,e që shumë lehtë mund të vij deri te një destibilitet edhe më të madh politik.Krejt këto zhvillime mund të qojn deri te një kriz ekonomike e që shumë lehtë mund ta harrojm pandemin, sepse nëse nuk ndërhyjn institucionet në rimëkëmbjen e bizneseve,pasojat ekonomike mund të jen aq të thella për shkak të falimentimit të shumë bizneseve si pasoj e këtyre rrethanave të lartëcekur.

E gjithë kjo neglizhenc e instititucioneve po vie si pasoj edhe nga zhvillimet e fundit politike që po ndodhin ditëve të fundit.Institucionet relevante të Kosovës, krahas luftës në parandalimin e pandemis duhet të veprojn njëkohësisht edhe luftën e shpëtimit të ekonomis në vend. Veprimet e institucioneve duhet të jen të menjëhershme për shkak se bizneset vetëm se kan filluar ta ndjejn krizën.

Pamvarsisht buxhetit të limituar, institucionet e Republikës së Kosovës duhet të bëjn një rishikim të buxhetit 2020/21 dhe tu siguroj mjete me shkurtimin apo ndërprerjen e investimeve kapitale gjatë kësaj periudhe, gjithashtu të shfrytëzoj mjete nga fondet tjera siq është trusti pensional apo fondi i privatizimit , por gjithashtu edhe të sigurohen duke bashkëpunuar me institucionet financiare ndërkombëtare .Sektori privat është duke i’u përmbajtur urdhërit të qeveris së Republikës së Kosovës për mbylljen e përkohshme të shumë bizneseve, prandaj ju bëj apel institucioneve përgjegjëse të marrin për bazë këta faktorë :

“Mos lejoni të ndodh falimentimi i bizneseve sepse pasojat ekonomike do të jenë të mëdha dhe shumë vështirë të riparueshme e që shumë lehtë mund të devijojnë dhe të shpiejn drejt një destabiliteti në vend,prandaj është obligim i qeveris ta shpëtoj ekonomin e Kosovës, ti shpëtoj bizneset nga falimentimi sepse në fund të fundit është përgjegjësi e vet institucionit.

Pamvarsisht mendimeve të ndryeshme “Pro”dhe “Kundër” unë qëndroj prapa asaj se “Stabiliteti Politik sjell Stabilitet Ekonomik”

Me respekt Muhamet Ajrullahu.