“Sfidat e KEK-ut – për stabilitet dhe siguri në sektorin energjetike”, “Në tri vitet e ardhshme parashihen 437 milionë euro “

24.02.2020 14:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
“Sfidat e KEK-ut – për stabilitet dhe siguri në sektorin energjetike”, “Në tri vitet e ardhshme parashihen 437 milionë euro “

Korporata Energjetike e Kosovës në tri vitet në vijim ka nevojë të realizon investime të mëdha kapitale, vlera e të cilave do të arrij në rreth 437 milionë euro.

Drejtuesit e Korporatës konsiderojnë se këto janë investime të domosdoshme për të garantuar siguri dhe stabilitet energjetik në Kosovë për 40 vitet e ardhshme.

Investimi më i madh kapital parashihet të bëhet në zgjerimin e minierës ekzistuese dhe hapjen e minierës së re e po ashtu edhe rehabilitimi i termocentralit “Kosovës B”.

Në Termocentralin “Kosova B” duhet të investohen rreth 270 milionë euro që do të mundësojnë ngritjen e besueshmërisë dhe zgjatjen e jetës së termocentralit, si dhe arritjen e parametrave të ndotjes sipas standardeve të Bashkimit Evropian.

Kjo nevojë ka rezultuar në bazë të studimit të fizibilitetit të financuar nga BE-ja, që i është prezantuar edhe Aksionarit (Qeverisë së Kosovës) që në maj të vitit 2017.

“Prej këtyre investimeve, rreth 76 milionë janë grante të ndara nga Bashkimi Evropian për ndërtimin e elektrofiltrave të rinj dhe denoksit, ndërsa pjesa tjetër parashihet të bëhet nga Korporata Energjetike e Kosovës, ku po shihet që vetëm tani kanë filluar problemet të theksuara në kaldajë për shkak të vjetërsisë së gypave. Po ata gypat janë paraparë të ndërrohen në vitet 2020-2021. E–dhe në vitin e kaluar e kemi njoftuar Qeverinë e Republikës së Kosovës në lidhje me sfidat dhe me vështirësitë që do t’i kemi në të ardhmen nëse nuk do të financohen këto projekte. Me çmimin aktual të energjisë që e kemi ne edhe pse e kemi një fitim, e kemi të pamundur me atë fitim t’i mbulojmë të gjitha këto shpenzime. Prandaj kërkesa jonë është që të ketë ndihmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës ose të ketë një rritje të tarifës së energjisë elektrike, për të cilën kemi bërë kërkesë apo i kemi dërguar ofertë kompanisë KEDS”, ka deklaruar drejtori menaxhues i KEK-ut, Njazi Thaçi.

Realizimi i këtij projekti do të ndikojë në operimin më stabil, në disponueshmërinë e njësive dhe në sigurinë e prodhimit të energjisë elektrike që do të garantoj sigurinë energjetike të vendit dhe siguri të furnizimit sa më stabil nga termocentralet.

“Rehabilitimi i termocentralit “Kosova B” e zgjatë jetëgjatësinë edhe për 25 vitet e ardhshme, i cili do të operoj sipas standardeve evropiane sa i përket pjesës ambientale. Po ashtu do të rritet edhe siguria e furnizimit apo siguria e punës së blloqeve gjeneruese në Termocentralin Kosova B, si në gjenerator ashtu edhe në turbinë, po ashtu edhe në kaldajë që do të ketë investime dhe do të preken disa zona apo shumica e zonave që ne kemi probleme të vazhdueshme për shkak të vjetërsisë së pajisjeve”, deklaroi tutje Thaçi.

Nga 15 prilli i këtij viti do të filloi realizmi punëve në investimet e parashikuara.

“Atëherë do të ndalet njësia B1 nga ku do të filloj demolimi i elektrofiltrave dhe në anën tjetër rikonstruktimi për pjesën e kaldajës, për zvogëlimin dENOX-it. Ky është një projekt jashtëzakonisht i mirë, të cilin tanimë veq po e finalizojmë do të ndodh dhe do të implementohet gjatë vitit 2020 në njësinë B1 dhe në njësinë B2 do të realizohet gjatë vitit 2021. Studimi i fizibilitetit të cilin jemi tash duke e implementuar ka dy komponentë: komponenta ambientale dhe është komponenta e zgjatjes së jetëgjatësisë. Këto dyja janë të ndërlidhura me njëra tjetrën, janë të lidhura shumë ngushtë sepse kanë ndikime në proceset teknologjike. Po në anën tjetër nuk ka kuptim të investosh në ambient dhe të mos investosh në teknologji dhe e kundërta”, deklaroi drejtori i Termocentralit Kosova B, Luigj Imeri.

Për sa i përket prodhimit të qymyrit, nga studimi i kryer prej kompanisë gjermane MIBRAG, nevojitet të parashihet hapja mihjes së re që do të mundësoj furnizimin me lëndë të parë për termocentralet ekzistuese dhe termocentralin Kosova e Re.

“KEK-u momentalisht operon me minierën Sibovci Jug-Perëndim me një prodhim mesatar prej 8 milionë tonë për vit, që plotëson kërkesat e kapaciteteve gjeneruese. Projekti aktual Sibovci Jug-Perëndim ka rezerva të mjaftueshme deri në vitin 2027, ndërsa pas kësaj faze vazhdohet me minierën e re, e cila si projekt ekziston, do të thotë KEK ka marrë masa me kohë që të ruhet kontinuiteti i furnizimit me qymyr të kapaciteteve gjeneruese bazuar në strategjinë për energji të Qeverisë së Kosovës. Miniera e re parashihet të ketë një kapacitet mesatar prej 10 milionë tonëve në vit, ndërsa brenda projektit kemi 400 milionë tonë, që do të thotë për 40 vitet e ardhshme pas përfundimit të minierës Sibovc Jug-Perëndim”, tha Gëzim Tërnava, Këshilltar profesional për xehetari.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


63 mjekë kanë ndërruar jetë nga coronavirusi në Itali

63 mjekë kanë ndërruar jetë nga coronavirusi në Itali

Qeveria miraton Pakon Emergjente Fiskale, ja të gjithë përfituesit

Qeveria miraton Pakon Emergjente Fiskale, ja të gjithë përfituesit

Ish/ministri tash deputeti i Kosovës, u arrestua nga policia

Ish/ministri tash deputeti i Kosovës, u arrestua nga policia

Vetëvendosje: Tregoni Kryetarit të AAK’së se, personat e përmendur janë staf politikë, këshilltarë dhe asistentë

Vetëvendosje: Tregoni Kryetarit të AAK’së se, personat e përmendur janë staf politikë, këshilltarë dhe asistentë

Ishte me leukemi por doli edhe pozitiv në testin me Covid-19, kërkoi nga mjekët që ta shpëtojnë jetë dikujt tjetër, me 27 mars ndërron jetë 30 vjeçari

Ishte me leukemi por doli edhe pozitiv në testin me Covid-19, kërkoi nga mjekët që ta shpëtojnë jetë dikujt tjetër, me 27 mars ndërron jetë 30 vjeçari

PDK: VV po instalon frikën dhe po përgatitet për dhunë në Kosovë – të dënohet nga të gjithë

PDK: VV po instalon frikën dhe po përgatitet për dhunë në Kosovë – të dënohet nga të gjithë

12 raste të reja me koronavirus në Kosovë, në total 106

12 raste të reja me koronavirus në Kosovë, në total 106

Mustafa reagon pas deklaratës së Bahtirit dhe Bushatit: Ku e keni përgjegjësinë ndaj vendit, kombit e familjeve

Mustafa reagon pas deklaratës së Bahtirit dhe Bushatit: Ku e keni përgjegjësinë ndaj vendit, kombit e familjeve

Ministri i VV’së ushtron kallëzim penal ndaj Thaçit, “bëri thirrje që të mos respektohet vendimi për kufizimin e lëvizjes”

Ministri i VV’së ushtron kallëzim penal ndaj Thaçit, “bëri thirrje që të mos respektohet vendimi për kufizimin e lëvizjes”

Kurti e shkarkon një zëvendësministër nga radhët e 6 plus nuk tregon pse

Kurti e shkarkon një zëvendësministër nga radhët e 6 plus nuk tregon pse

Covid-19, nënshkruhet kontrata për ndihmën 5 milionëshe nga BE-ja për Kosovën

Covid-19, nënshkruhet kontrata për ndihmën 5 milionëshe nga BE-ja për Kosovën

Gucati: Deklarata e Bahtirit kërcënim për Thaçin dhe PDK-në

Gucati: Deklarata e Bahtirit kërcënim për Thaçin dhe PDK-në

Prokuroria interviston Agim Bahtirin për deklaratën e tij për “vëllavrasje”

Prokuroria interviston Agim Bahtirin për deklaratën e tij për “vëllavrasje”

Bahtiri: I kërkoi falje popullit për deklaratën rreth “konfliktit vëllavrasës”

Bahtiri: I kërkoi falje popullit për deklaratën rreth “konfliktit vëllavrasës”

Në Istog nuk ka të prekur me COVID-19, rastet e dyshuara dolën negative

Në Istog nuk ka të prekur me COVID-19, rastet e dyshuara dolën negative

Lushtaku i përgjigjet VV-së për thirrjet për vëllavrasje: Kush luan me zjarr, digjet vet prej tij

Lushtaku i përgjigjet VV-së për thirrjet për vëllavrasje: Kush luan me zjarr, digjet vet prej tij