Sfida e të ‘rrëzuarit me fytyrë për toke’ ka përshirë rrjetet sociale (Foto)

E publikuar: 16/08/2018 15:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është përhapur një sfidë e re në rrjetet sociale, si pjesë e së cilës duhet shtrirë më fytyrë për toke.

Përdoruesit e Instagramit, ishin të parët që e përhapën këtë lojë dhe nominuan miqtë që të bëjnë të njëjtën, transmeton Telegrafi.

Kjo po shfrytëzohet që tre tregohen ‘rrëzimit me fytyrë’, prej shkallëve të aeroplanëve privatë, jahteve apo edhe hapësira të hoteleve luksoze.

Madje, disa sfidën e ngritën në një nivel tjetër duke kërcyer në det me të gjitha rrobat, kurse të tjerë ranë me fytyrë prej super-makinave që i kanë në pronësi. /Telegrafi/