Sevilla do ta blejë përfundimisht Andre Silvan

E publikuar: 22/11/2018 12:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sevilla do të ushtrojë mundësinë e tyre prej 30 milionë eurosh për të nënshkruar përfundimisht me sulmuesin Andre Silva, pavarësisht se Milani dëshiron që sulmuesi të rikthehet.

Drejtori i klubit Andaluzian, Joaquin Caparros, ka siguruar tifozët e klubit që do të nënshkruajnë me reprezentuesin e Portugalisë përkundër dëshirës së Rossonerëve.

Ish-sulmuesi i Portos shënoi vetëm dy herë në Serie A për gjigantët milanezë sezonin e kaluar, por kështu nuk është edhe në La Liga.

Silva tashmë ka shënuar shtatë gola në La Liga në 11 paraqitje deri më tani në këtë sezon.

“Tifozët mund të sigurohen, lojtari do të qëndrojë me ne me një kontratë për shumë sezone”, ka thënë fillimisht Caparros për faqen zyrtare të Sevillas.

“Ne kemi vullnetin dhe mundësinë për ta mbajtur lojtarin këtu”.

“Milani mund të thotë që ata e duan atë, ata po e shikojnë atë përsëri, siç janë shumë klube të tjera që e duan atë, por askush nuk mund të bëjë asgjë”.

“Kemi këtë opsion për të blerë dhe në fund të sezonit, ose edhe më parë, do ta ushtrojmë atë”, përfundoi drejtori i Sevillas. /Telegrafi/