Sevilla – Barcelona, formacionet zyrtare të derbit të javës në La Liga

E publikuar: 23/02/2019 15:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ndeshja kryesore e javës së 25-të në La Liga do të zhvillohet në stadiumin Ramon Sanchez Pizjuan.

Sevilla në cilësinë e skuadrës vendase do të jetë nikoqire e Barcelonës në derbin e javës.

Skuadra vendase në këtë takim vije pas tri ndeshjeve pa fitore në La Liga, ku ka pësuar dy disfata dhe ka marrë një barazim.

Ndërkohë kampioni në fuqi Barcelona në ndeshjen e fundit ka marrë fitore minimale 1-0 ndaj Real Valladolidit.

Vendasit do të synojnë ta befasojnë kampionin në fuqi që ende nuk e ka të sigurt mbrojtjen e titullit.

Tanimë dy trajnerët kanë publikuar edhe 11shet shartuese për këtë takim

Formacionet zyrtare:

Sevilla: Vaclik, Mercado, Kjaer, Gomez, Navas, Rog, Mesa, Sarabia, Escudero, Promes, Ben Yedder.

Barcelona: Ter Stegen, Semedo, Pique, Umtiti, Alba, Vidal, Rakitic, Busquets, Coutinho, Messi, Suarez. /Telegrafi/