Sesion Informues për bizneset me temën “Rëndësia e Pronësisë Intelektuale”

17.04.2019 16:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Sesion Informues për bizneset me temën “Rëndësia e Pronësisë Intelektuale”

Oda e Afarizmit të Kosovës në bashkëpunim me Agjencinë e Pronësisë Industriale – Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Zyrën për të Drejtat e Autorit – Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) dhe Doganën e Kosovës organizuan sesionin informues për bizneset anëtare me temën “Rëndësia e Pronësisë Intelektuale”.

Koordinatorja Qëndresa Ibrahimi falënderoi bizneset për gatishmërinë për të qenë pjesë e këtij takimi, dhe njëkohësisht përfaqësuesit e institucioneve për bashkëpunimin dhe gatishmërinë për të qenë pranë bizneseve për të i informuar më detajisht lidhur me rëndësinë e pronësisë intelektuale. Në këtë sesion të ftuar për të prezantuar ishin:

Nezir Gashi Drejtor i Agjencisë për Pronësi Industriale në MTI, i cili trajtoi temën “E drejta e Pronësisë Industriale”, dhe informoi më detajisht bizneset lidhur me objektet e pronësisë industriale, duke përfshirë: marka tragtare, patenta, dizjani industrial dhe treguesit gjeografik, duke dhënë edhe detaje lidhur me procedurat e aplikimit.

Valon Kashtanjeva drejtor i Zyrës për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta në MKRS përgëzoi OAK-në për organizimin e sesionit informues me bizneset. Kashtanjeva trajtoi temën “Roli dhe Rëndësia e të Drejtës së Autorit”, duke i informuar bizneset në detaje lidhur me të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta.


Sadije Topojani udhëheqëse e sektorit të Pronësisë Intelektuale në Dogana, trajtoi temën Roli i Doganës së Kosovës në mbrojtjen e Pronësisë Intelektuale. Topojani theksoi që janë të angazhuar maksimalisht në zhdukjen e imitimit të produkteve, gjë për të cilën vazhdimisht kanë realizuar disa operacione në mënyrë që bartësit e së drejtës të jenë të mbrojtur me ligj në këtë drejtim.

Në fund të këtij takimi, bizneset pjesëmarrëse patën mundësi që të diskutojnë për mes adresimit të problemeve me të cilat ato po përballen.

Oda e Afarizmit të Kosovës përmes organizimeve të tilla është e interesuar që të mbajë të informuara bizneset anëtare për çdo temë që konsiderohet me rëndësi për ato./Infosot/



Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Socialdemokratët e Austrisë: Pa u hequr taksa, s’ka zgjidhje për problemin Kosovë-Serbi

Socialdemokratët e Austrisë: Pa u hequr taksa, s’ka zgjidhje për problemin Kosovë-Serbi

Haradinaj: Krenar me luftën dhe përkushtimin e Akil Gjakovës

Haradinaj: Krenar me luftën dhe përkushtimin e Akil Gjakovës

Gjenocidi, fjala e mohuar

Gjenocidi, fjala e mohuar

Për një vit u arrestuan 784 të mitur

Për një vit u arrestuan 784 të mitur

Deputeti i AAK-së: Po përgatiten komisionet për korrigjimin e kufirit me Malin e Zi

Deputeti i AAK-së: Po përgatiten komisionet për korrigjimin e kufirit me Malin e Zi

11 të vdekur në bregdetin shqiptar gjatë kësaj vere

11 të vdekur në bregdetin shqiptar gjatë kësaj vere

Qindra miliona euro shpenzime më shumë për mëditje, mallra e shërbime

Qindra miliona euro shpenzime më shumë për mëditje, mallra e shërbime

Qeveria “harron” premtimet për “Shkupin 2014”

Qeveria “harron” premtimet për “Shkupin 2014”

Byrnes inkurajon Maqedonine e V. në luftimin e korrupsionit

Byrnes inkurajon Maqedonine e V. në luftimin e korrupsionit

Së shpejti, Kosova me listë finale të organizatave terroriste

Së shpejti, Kosova me listë finale të organizatave terroriste

DASH mbi të bërit biznes në Kosovë, korrupsioni pengesë

DASH mbi të bërit biznes në Kosovë, korrupsioni pengesë

Haradinaj: Qeveria do t’i qëndrojë pranë fermerëve dhe bujqve tanë

Haradinaj: Qeveria do t’i qëndrojë pranë fermerëve dhe bujqve tanë

Veseli: Askush s’ka të drejtë të manipulojë me statutin e luftëtarit të UÇK-së

Veseli: Askush s’ka të drejtë të manipulojë me statutin e luftëtarit të UÇK-së

Tahiri: Qasja në drejtësi imperativ i patjetërsueshëm, së shpejti nis rekrutimi i noterëve

Tahiri: Qasja në drejtësi imperativ i patjetërsueshëm, së shpejti nis rekrutimi i noterëve

Ambasada e Turqisë në Beograd përmirëson gabimin, heq referimin “Kosovë e Metohi”

Ambasada e Turqisë në Beograd përmirëson gabimin, heq referimin “Kosovë e Metohi”

Ministria e Infrastrukturës hesht përballë kërkesës për heqjen e monopolit në homologim

Ministria e Infrastrukturës hesht përballë kërkesës për heqjen e monopolit në homologim