Serwer thumbon Thaçin në Twitter: Fto edhe miqtë që e cilësojnë të keqe idenë tënde të kufirit

E publikuar: 05/02/2019 23:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Njohësi i çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer ka thumbuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi kur kishte njoftuar se do të fliste para një audience të specialistëve të rajonit në “Council of Foreign Relation” në Washington, raporton Koha.net.

“Do të flas në CFR për angazhimet për të arritur marrëveshje paqësore mes Kosovës dhe Serbisë që do t’ia sigurojë Kosovës ulësen në OKB dhe do të konfirmojë me kohë anëtarësinë në NATO dhe familjen e aleatëve të BE-së”, ka shkruar Thaçi në gjuhën angleze në Twitter.

Këtij njoftimi i është përgjigjur Serwer duke i thënë që herën tjetër ta thërrasë mikun që ia quan të keqe idenë e shkëmbimit të territoreve.

“Herën tjetër fto edhe miqtë që mendojnë se propozimi yt për territore është ide e keqe” , ka thumbuar Serweri presidentin Thaçi.