Serwer: Kosova e ka përjashtuar çdo ide për ndryshimin e kufijve

E publikuar: 20/12/2018 20:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Njohësi i çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer ka folur për gabimet dhe gjërat e duhura sipas tij në draftin e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj për marrëveshjen me Serbinë.

Sipas Serwer, kjo letër është një propozim i hapur për negociata, dhe si i tillë, ai liston dy gabime, shkruan lajmi.net.

“Marrëveshja parashikon hyrjen në fuqi përpara anëtarësimit të Kosovës në OKB. Kosova në këtë rast mund ta gjejë veten të gjymtuar, nëse kjo bllokohet nga Rusia ose Kina. Të gjithë këto konsensione duhet të pranohen si reciproke dhe jo si të njëanshme. S’ka asnjë arsye pse Kosova mos të ketëkërkesa për zonat e banuara me shqiptarë në Serbinë Jugore”, ka shkruar Serwer.

Sipas tij, është pozitiv fakti që parlamenti i Kosovës në procesin e krijimit të ekipit negociator, ka përjashtuar idenë për ndryshim kufijsh.

“Kjo është një gjë shumë e mirë”, shkruan Serwer për këtë veprim të Parlementit të vendit.

“Unë shoh edhe shqetësime të tjera të mundshme. Drafti i marrëveshjes përfshin një mekanizëm për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve që mbështetet në Gjykatën e Përhershme të Arbitrazhit në Hagë. Pse jo Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë? Drafti i marrëveshjes nuk i referohet bashkëpunimit ndërkufitar midis forcave të sigurisë të vendeve”, vazhdon shkrimi i Serwer.

“Kjo duhet të përfshihet: nuk ka dy vende që ndajnë një kufi  fortifikuar, i cili për një të ardhme të parashikueshme do të jetë kjo, mund të lejojë që të mos ketë konsultime të rregullta për çështjet e sigurisë kombëtare dhe dialogun ndërmjet shefave të personelit të tyre. Kosova ende nuk ka një ushtri të plotë, por bashkëpunimi i këtij lloji duhet të fillojë më shpejt se sa më vonë”, përfundon Serwer. /