Serwer: Asociacioni, ulësja në OKB dhe ushtria – çështjet finale të Kosovës

30.04.2018 08:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Serwer: Asociacioni, ulësja në OKB dhe ushtria – çështjet finale të Kosovës

Anëtarësimi në Kombet e Bashkuara, formimi i ushtrisë, si dhe themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe – duhet të jenë tri çështjet kryesore në kuadër të marrëveshjes finale Kosovë-Serbi, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kështu ka thënë eksperti për çështje të Ballkanit, Daniel Serwer, në një intervistë dhënë “Kohës Ditore”. Diplomati amerikan ka kërkuar që në çdo rrethanë të shmanget ideja për ndarjen apo shkëmbimin e territoreve.

“Kosova duhet ta bëjë të qartë se nuk ka ndarje. Po ashtu, të kërkojë anëtarësimin në Kombet e Bashkuara, si dhe ta themelojë ushtrinë, edhe me kushtin që të vihen disa kufizime… Kosova duhet të bëjë diçka për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, sepse është pjesë e Planit Ahtisaari”, ka theksuar Serwer, profesor në universitetin “Johns Hopkins” në Washington.

Sipas tij, Kosova duhet ta shfrytëzojë ndryshimin e ambientit strategjik në Ballkan. Ndërsa si pozitive dhe mundësi për t’i dhënë fund problemit njëherë e përgjithmonë, Serwer e konsideron kushtin që Bashkimi Evropian i ka vënë Serbisë, e që është marrëveshja ligjërisht e detyrueshme./koha.net/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!

Veseli: Askush s’ka të drejtë të manipulojë me statutin e luftëtarit të UÇK-së

Tahiri: Qasja në drejtësi imperativ i patjetërsueshëm, së shpejti nis rekrutimi i noterëve

Ambasada e Turqisë në Beograd përmirëson gabimin, heq referimin “Kosovë e Metohi”

Ministria e Infrastrukturës hesht përballë kërkesës për heqjen e monopolit në homologim

Deda: Qeverinë mund ta rrëzonim në qershor, po presim zgjedhjet në LDK

Dy filma të gjatë Kosovarë mbështeten nga Agjensioni për Film i Maqedonisë Veriore

Policia me masa shtesë gjatë sezonit veror

Kryeministri Haradinaj ka një apel të rëndësishëm për bashkatdhetarët

Shqipëria – 25 mijë euro për Bujanocin, Serbia 40 milionë për serbët e Kosovës

Maloku pasi u ftua nga Tribunali: Djemtë e mi i nxora jashtë vendit, s’munda t’iu sigurojë kushte në Kosovë

A do të mbahet ‘Beer Fest-i’ i radhës në Prishtinë?

Veseli dorëzon kërkesën për themelimin e Komisionit që heton Listat e Veteranëve

Çka fshihet pas mashtrimit të Zaevit nga humoristët rusë?

Haradinaj i reagon Zaevit: Askush s’do ta ndajë Kosovën

Lajmi i fundit: Naim Malokun e kontakton Gjykata Speciale

Vetëvendosje kërkon largimin e Thaçit nga presidenca, pasi Zaev zbuloi detaje për ndarjen e Kosovës