Server: Millosheviqi është armik më i madh i Serbisë se Clinton apo Albright

E publikuar: 14/08/2019 13:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Madeleine Albright dhe Bill Clinton i kanë ndihmuar Serbisë ta heqë qafe Sllobodan Millosheviqin dhe me këtë kanë krijuar shansin që Serbia të bëhet demokraci evropiane, ka deklaruar për gazetën serbe “Danas” Daniel Server, profesor në Universitetin e Uashingtonit John Hopkins.

Kështu e ka komentuar Server pretendimin e ministrit të jashtëm të Serbisë Ivica Daçiq se populli serb nuk do të ketë armiq më të mëdhenj se ish presidentin e SHBA Bill Clinton dhe ish sekretaren e shtetit të SHBA Madeleine Albright.

Me rastin e konstatimit të Daçiqit se Serveri, i cili e ka kritikuar për shkak të paralajmërimit të tij se do t’i bëjë thirrje serbëve në Amerikë që të votojnë për republikanin Donald Trump në zgjedhjet presidenciale, “dëshiron që të drejtën të cilën e gëzojnë shqiptarët në SHBA, t’ua mohojë serbëve të cilët jetojnë atje”, Serveri thotë se Daçiqi dëshpërimisht dëshiron ta fshehë që gabimin e tij të madh politik të cilin e bëri duke paralajmëruar se qeveria serbe do të përzihet në zgjedhjet amerikane në favor të Trumpit”.

Server ka thënë kohë më parë se nuk është vendim i mençur i Daçiqit që në zgjedhjet e ardhshme të SHBA të organizojë përkrahjen e imigrantëve serb për Trumpin, sepse me këtë ka arritur vetëm atë, se kushdo të jetë presidenti i ardhshëm i SHBA nga radhët e demokratëve që ta konsiderojë Serbinë si armike./Insajderi.com/