Sërish rekord rastesh me COVID-19 në Gjermani

E publikuar: 17/12/2020 18:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjermani regjistroi një rekord infektimesh me COVID-19 në vetëm 24 orë, që kaluar për herë të parë që prej shfaqjes së virusit shifrën 30 000, sipas të dhënave të Institutit Shëndetësor Robert-Koch.

Pasi kishte njoftuar më herët 26 923 infektime të reja në 24 orë, Instituti Shëndetësor Robert-Koch theksoi se duhet t’i shtojmë edhe 3 500 raste të reja të regjistruara në rajonin e Bade-Wurtemberg dhe që nuk ishte marrë parasysh për shkaqe teknike, raporton ATSh.

Kjo shifër e çon në 30 423 numrin e infektimeve të reja në 24 orë, nivel që nuk është arritur kurrë më parë deri tani.