Sërish opsione për zgjidhjen e “çështjes” së Kosovës

E publikuar: 10/02/2019 11:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mediet serbe vazhdojnë të shkruajnë për atë që ato e quajnë “zgjidhje e çështjes” së Kosovës, transmeton Koha.net.

Sot, gazeta “blic” e Beogradit sërish ka prezantuar “të gjithë skenarët për këtë zgjidhje”. Sipas saj, janë pesë skenarë: Ndarja, normalizimi, korrigjimi i kufijve, këmbimi i territoreve dhe status quo-ja.

Ky vit, shkruan gazeta, nga bashkësia ndërkombëtare është caktuar vendimtar për zgjidhjen problemit Kosovë – Serbi dhe si opsion të parë përmend ndarjen e Kosovës që duket të jetë “largimi dinjitoz i Serbisë nga Kosova”.

Anë pozitive të kësaj “zgjidhjeje” përmendet “fakti” se Serbia kthen kontrollin në veri të Kosovës ku serbët janë shumicë, ndërsa si negative përmendet statusi i ardhshëm i komunitetit serb në jug të Ibrit pasi kjo pjesë nuk përfshihet në këtë ndarje.

Sipas gazetës, transmeton Koha.net, Kosova në këtë rast do t’ua hiqte të drejtat speciale serbëve që përfshijnë kompetenca të mëdha të administrimit lokal, vend të garantuar në Parlament dhe pjesëmarrje të domosdoshme në Qeveri.

Konstatohet se kjo ide është vështirë e realizueshme, sepse menjëherë pas përfundimit ë luftës në vitin 1999 ka pasur shumë kundërshtime nga bashkësia ndërkombëtare dhe se ato ende qëndrojnë.

Opsion i dytë përmendet normalizimi, përkatësisht Marrëveshja për normalizimin e gjithanshme që do të thoshte njohje formale e pavarësisë së Kosovës në institucionet ndërkombëtare.

Anë pozitive e kësaj zgjidhjeje, thotë “blic”, do të ishte ruajtja e bashkësisë unike serbe dhe e trashëgimisë së saj kulturore në Kosovë në kuadër të një autonome të gjerë dhe lidhjeve speciale me Serbinë, ndërsa anë negative është ajo se Serbia në marrëveshjen finale do të fitonte kushtimisht pak më shumë nga ajo që kishte fituar me marrëveshjen e parë, e ajo është Bashkësia e Komunave serbe.

Pikëpyetje e madhe, sipas gazetës, është se a do ta respektojë Kosova autonominë e serbëve pas anëtarësimit të saj në Kombet e Bashkuara dhe në institucione të tjera ndërkombëtare.

Korrigjimi i kufijve është “zgjidhje” që përmendet më së shumti dhe do të ishte “satisfaksion më i vogël territorial sesa që është ndarja e Kosovës “.

Në kuadër të këtij opsioni, mundësia e parë do të ishte që Kosova të kthehet në kufijtë e vitit 1953 e që do thotë se Serbia merr kontrollin e pjesës më të madhe ose gjithë sipërfaqen e Leposaviqit, e zgjidhja vetëkupton që Kosova ta ketë në kontroll tërë Mitrovicën dhe Ujmanin.

Përparësi e kësaj zgjidhjeje përmendet faksit se veriu i Kosovës do të mbetej gjithnjë kompakt me dy komuna si dhe me Mitrovicën si qendër urbane e që do të mund ta merrte statusin e distriktit të veçantë.

Varianti tjetër i korrigjimit të kufirit ofron tërësi më të madhe territoriale dhe sipas gazetës, dy zgjidhjet si dhe në rast të ndarjes, strategjikisht të ruhet Kopaoniku si dhe “barku i butë i Serbisë Qendrore”.

Korrigjimi do thoshte që në resurset e Trepçës dhe të Ujmanit të kenë administrim të përbashkët serbët e shqiptarët ose privatizim me marrëveshje por në kuadër të sistemit kosovar.

Si “zgjidhje” e katërt theksohet këmbimi i territoreve që do të bëhej sipas parimit etnik. Kjo zgjidhje, thuhet, i paraprin marrëveshjes historike ndërmjet serbëve e shqiptarëve sepse, thuhet, pajtimi është i mundur vetëm me kufizimin etnik.

Megjithëkëtë, theksohet se në këtë skenar shumë çështje do të mbeteshin të hapura ndërsa e para nga to do të ishte: Cila është fitorja e vërtetë për Serbinë dhe për serbët në Kosovë.

Dhe në fund, skenari i pestë është mbetja në po këtë statuskquo. Ky, thotë gazeta, është propozim i atyre mendojnë se zgjidhja sivjet është opsion e i padëshirueshëm.

Pasojë e parë negative e statuskvosë është se shqiptarët e Kosovës nuk do ta pranojnë Serbinë shtet të tyre dhe me rrethana të ndryshuara gjeopolitike, ata do të përforcojnë shoqërinë e vet si dhe bashkimin politik me Shqipërinë.