Serish Kyrgios, nuk do te jete ne Roterdam

E publikuar: 20/10/2016 15:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sërish ai, Nick Kyrgios nuk rresht së bëri të tjerët të flasin për të. Pas gjobës së kripur prej 35 mijë dollarësh dhe pezullimit për tre javë të marë pas figurës së shëmtuar që bëri në turneun e Shanghait ku la ndeshjen ndaj Zvereeev, pezullim që ju reduktua në 3 javë pasi pranoi ti nënshtrohet kurës së një psikologu, 21-vjecari australian rikthehet sërish protagonist. Drejtori i turneut të Rotterdam, Richard Krajicek bëri të ditur se Kyrgios nuk do të jetë prezent në turne pasi dëshiron të jetë prezent në ndeshjen All Star të baskëtbollit. Tenisti kishte garantuar impenjimin por Kajicek bëri të ditur se nuk do të jetë.

“Në fillim donim ta detyronim të respektonte impejimin që kishte garantuar, por shikoni se cfarë ndodh kur është i lodhur, sa pak domethënie ka për të tenisi, sic ndodhi në Kinë. Nuk duam episode të tilla, kështu që vendosëm të heqim dorë nga kontrata. Duam një tenist në formë në fushë. Krygios i jep përparësi temperamentit dhe pasionit para profesionalizmit”

Tenisti ka fituar një famë aspak të mirë pas një serie episodesh të diskutueshme gjatë karrierës, i fundit ai i Shanghait. Në 2015 në Wimbledon gjatë 1/8 me Gasquet filloi të fliste me publikun dhe u akuzua se humbi ndeshjen qëllimisht, pastaj u gjobit dhe u pezullua pak javë më pas pasi kishte fyer të fejuarën e Wawrinkas gjatë një ndeshje kundër tij në Montreal. Tani ka pranuar që të shkojë te një psikolog sportiv, kushedi nëse do ta ndihmojë.