Serie-A, fiton Interi, ngec sërish Milani, ashpërsohet lufta për titull

E publikuar: 16/12/2020 22:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kanë përfunduar ndeshjet e sotme të kampionatin italian Serie-A ku u zhvilluan disa ndeshje mjaftë interesante ku ka spikatur ballafaqimi ndërmjet Interit dhe Napolit ne “Giuseppe Meazza”.

“Neroazzurrët” kanë dalur triumfues nga ky ballafaqim duke arkëtuar tri pikë shumë të rëndësishme në luftën për titull.

Romelu Lukaku me golin e tij në minutën e 71’ nga penalltia ia siguroi Interit tre pikë të reja.

Nga ana tjetër, rivali i Interit, Milani nuk ka arritur më shumë se një barazim 2-2 me Genoan si mysafir.

Mattia Destro i kalo vendasit në epërsi në minutën e 47’, pastaj Milani barazoi përmes Calabrias në minutën e 52’

Genoa e riktheu sërish epërsinë në 21- me golin e Destros dhe më pas Milani barazoi me golin e Kyatengëa në minutën e 83’.

Tani, Interi me 27 pikë i ofrohet Milanit në vetëm një pika që ka 28 sosh.