Sergio Ramos rikthehet ndaj Bilbaos, por do të mbajë maskë

E publikuar: 21/11/2017 15:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, u lëndua në derbin ndaj Atletico Madridit dhe kështu do të jetë për disa ndeshje jashtë fushave.

Spanjolli u theu hundën, kjo pasi u godit ashpër nga lojtari kundërshtar, Lucas Hernandez gjatë një aksioni.

Por, fatmirësisht kapiteni i Los Blancos shpëtoi nga një operim dhe do mbajë vetëm maskë.

Ramos do të mungojë në ndeshjen kundër Apoelit në Ligën e Kampionëve, Malagas në La Liga dhe Fuenlabradas në Kupën e Mbretit.

31-vjeçari do të rikthehet ndaj Athletico Bilbaos më 2 dhjetor 2017.

Lojtari ka publikuar edhe një fotografi në Twitter ku i përditësuar tifozët me lëndimin: “Hap pas hapi”, ka shkruar Ramos.

Real Madridi renditet aktualisht në vendin e tretë në La Liga me 24 pikë, 10 më pak se Barcelona në pozitën e parë. /Telegrafi/