Sergi Roberto ia dhuron fanellën, tifozi shpërthen në lot gëzimi nga emocionet

E publikuar: 18/01/2019 15:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një tifoz i Barcelonës ka filluar të qajë nga emocionet pasi Sergi Roberto ia ka dhuruar fanellën e tij pas ndeshjes.

Barcelona ka fituar me rezultat të pastër 3-0 ndaj Levantes në ndeshjen kthyese të Copa del Rey.

Kjo fitore e ka bërë të mundur që Barcelona të kalojë tutje në çerekfinale të kësaj gare në Spanjë.

Megjithatë, pas ndeshjes ndodhi diçka emocionuese, ku nuk munguan edhe lotët e gëzimit.

Mbrojtësi spanjoll, Roberto pas ndeshjes ia dhuroi fanellën e tij një tifozi, i cili ishte në tribunë së bashku me të dashurën e tij.

Por, me të pranuar fanellën nga idhulli i tij, tifozi ka shpërthyer në lot gëzimi.

Pas kësaj ndodhie, Roberto dhe Barcelona kanë reaguar në rrjetet sociale duke treguar mirënjohjen për tifozët.

“Gjithmonë mirënjohës ndaj tifozëve”, ka shkruar Roberto në postimin e tij në rrjetin social Instagram. /Telegrafi/