Sërfisti shpëton në momentin e fundit (Video)

E publikuar: 27/01/2018 14:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Axi Muinain ka treguar aftësitë e mahnitshme në sërf, teksa ikte prej një vale gjigante në Nazare të Portugalisë.

Droni ka filmuar sportistin 35-vjeçar, teksa manovron me shkathtësi në një prej zonave me më së shumti dallgë në botë, transmeton Telegrafi.

Në këtë bregdet, gjatë këtij, muaji janë shënuar valët më të larta ndonjëherë, që kapin lartësinë prej 25 metrave.

Më poshtë mund të shihni lëvizjen e suksesshme të sërfistit profesionist, që shpëtoi në moment të fundit dhe arriti në breg. /Telegrafi/