Serbia vazhdon modernizimin e ushtrisë, blenë 9 helikopterë të rinj

30.12.2016 22:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Serbia vazhdon modernizimin e ushtrisë, blenë 9 helikopterë të rinj

Serbia e ka nënshkruar një kontratë të re për modernizimin e ushtrisë së saj, duke blerë edhe nëntë helikopterë nga kompania Airbus. Kjo vetëm sa do të rrisë më shumë garën ushtarake që u nxit nga vendimi paraprak i Rusisë për t’i falur këtij shteti ballkanik disa aeroplan luftarak, shkruan agjencia e lajmeve, Reuters.

Ministria e mbrojtjes së Serbisë ka njoftuar se marrëveshja thotë se Beogradi do të blejë helikopterët e llojit H-145-M për shfrytëzime të ndryshme, edhe nga ushtria edhe nga policia serbe.

Në kuadër të marrëveshjes përfshihen pjesë rezervë, trajnime për pilotët dhe ekipe të mirëmbajtjes për helikopterët.

Gjatë dhjetorit, Rusia ka njoftuar se ka vendosur t’ia fal Serbisë gjashtë aeroplanë të vjetër MiG-29, për të cilat Beogradi duhet të harxhojë 180 milionë për riparimin e tyre. Modernizimi i nisur i ushtrisë serbe ka nxitur garë me Kroacinë, vendin anëtar të NATO-s me të cilën Serbia ka qenë në luftë gjatë viteve të ’90-ta.

Zagrebi ka njoftuar se ka vendosur të zëvendësojë flotën e saj të vjetër të aeroplanëve luftarak, MiG-21 me aeroplanë të shteteve perëndimore.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë konferencës së fund vitit ka hedhur poshtë kritikat e perëndimit për kontratat e reja ushtarake.

“Jam krenar që më në fund e kemi një forcë ajrore e cila do të mbajë qiellin tonë të lirë”, ka thënë ai dhe ka shtuar: “Serbia tani do jetë një vend më i sigurt se dje”.

Ndryshe nga vendet e tjera të Ballkanit, Serbia nuk dëshiron anëtarësim në NATO-, ndonëse është në proces të afrimit me Bashkimin Evropian.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Haradinaj: Ideja të gjithë kunder PDK-së ishte dështim i VLAN-it (Video)

Haradinaj: Ideja të gjithë kunder PDK-së ishte dështim i VLAN-it (Video)

PDK e LDK, gati për zgjedhje nëse nuk kalon demarkacioni (Video)

PDK e LDK, gati për zgjedhje nëse nuk kalon demarkacioni (Video)

Stavileci: PTK bankroton nëse detyrohet t’ia paguajë 30 milionë euro Blerim Devollit (Video)

Stavileci: PTK bankroton nëse detyrohet t’ia paguajë 30 milionë euro Blerim Devollit (Video)

Gashi: Nëse prishet koalicioni PDK-LDK edhe presidenti duhet të jep dorëheqje

Gashi: Nëse prishet koalicioni PDK-LDK edhe presidenti duhet të jep dorëheqje

Haradinaj: Këto janë dy problemet me të cilat përballet Kosova!

Haradinaj: Këto janë dy problemet me të cilat përballet Kosova!

Zeka: Vdekja e Fadil Vatës, ishte vdekje titanësh

Zeka: Vdekja e Fadil Vatës, ishte vdekje titanësh

Aksident në Kamzë, 3 të plagosur

Aksident në Kamzë, 3 të plagosur

Postimi në FB para 1 viti i kushtoi studentes- Ja s’i hakmerret profesorja e fakultetit ekonomik (VIDEO)

Postimi në FB para 1 viti i kushtoi studentes- Ja s’i hakmerret profesorja e fakultetit ekonomik (VIDEO)

Pacolli: Do mbështesim prodhuesit vendor

Pacolli: Do mbështesim prodhuesit vendor

Thaçi: Dokrrat e Serbisë për Shqipërinë e Madhe, të pështira dhe qesharake

Thaçi: Dokrrat e Serbisë për Shqipërinë e Madhe, të pështira dhe qesharake

Ish-efektivi i Policisë i vrarë në Durrës, e kishte arrestuar babanë e ministrit Tahiri dhe ishte në kërkim si bashkautor në vrasje

Ish-efektivi i Policisë i vrarë në Durrës, e kishte arrestuar babanë e ministrit Tahiri dhe ishte në kërkim si bashkautor në vrasje

“Ratifikimi i demarkacionit zhbllokon procesin, nuk heq vizat”

“Ratifikimi i demarkacionit zhbllokon procesin, nuk heq vizat”

Labi pjesë e ditëlindjes së Mbretëreshës Britanike (FOTO)

Labi pjesë e ditëlindjes së Mbretëreshës Britanike (FOTO)

Lekaj: Ekstradimi i Haradinajt në Serbi, destabilizon Kosovën dhe Ballkanin

Lekaj: Ekstradimi i Haradinajt në Serbi, destabilizon Kosovën dhe Ballkanin

FMN kërkon riklasifikimin e veteranëve të luftës deri në fund të majit

FMN kërkon riklasifikimin e veteranëve të luftës deri në fund të majit

BE ia jep edhe një shansë Erdoganit

BE ia jep edhe një shansë Erdoganit