Serbia u jep fshatarëve nga 1600 euro për të ndërtuar pishina

E publikuar: 22/10/2016 11:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nëse dikush nga fshatarët serbë ka idenë e ndërtimit të pishinës në fshat, atëherë Qeveria e Serbisë atyre do të ju japë 200 mijë dinarë, apo në euro 1.626 (kursi valutor – 22 tetor 2016).

Kjo ide është duke u zhvilluar, sipas gazetës “Politika”, nga Ministria e Bujqësisë për të nxitur aktivitetin ekonomik në fshatra nëpërmes mbështetjes së aktiviteteve jobujqësore, transmeton Koha.net.

Kështu ata po tentojnë t’i kthejnë në fshatra ata që kanë ikur nga aty, duke ua bërë më joshëse jetën në fshat.