“Serbia u bombardua për ta parandaluar gjenocidin”, ambasadori amerikan në linjë me ambasadorin gjerman

E publikuar: 06/05/2021 17:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
anthony godfrey

Ambasadori amerikan në Beograd, Anthony Godfrey ka thënë se ShBA-ja është e zhgënjyer me zvarritjen e dialogut Kosovë-Serbi, raporton Gazeta Express.

Godfrey në një intervistë për gazetën serbe Kurir ka thënë se zvarritja e procesit dëmton njerëzit në rajon.

“ShBA-ja është e zhgënjyer me zvarritjen e tanishme të dialogut. Jam i kënaqur që autoritetet në Serbi e njohin rëndësinë e zgjidhjes së problemit si dhe zvarritja dëmton vetëm njerëzit në rajon dhe vazhdon të vazhdon të inkurajojë emigrimin e njerëzve. Ne përkrahim përpjekjet e emisarit Lajçak, dhe mezi presim për drekën e planifikuar me liderët e rajonit në javët në vazhdim”, ka thënë Godfrey.

Ai ka komentuar edhe deklaratën e ambasadorit gjerman, Thomas Schieb i cili ka thënë se bombardimi i Serbisë më 1999 ka qenë i domosdoshëm për të parandaluar një gjenocid dhe katastrofë humanitare.

Godfrey në përgjigjen e tij dhënë për Kurir-in serb tha se qëndrimi i ambasadorit gjerman nuk është i ri dhe se ShBA-ja beson që Slobodan Millosheviqi e udhëhoqi Serbinë drejt përgjakjes në vitet e 90-ta.

“Ambasadori Schieb është një mik i mirë dhe një njeri i nderuar që punon pa u lodhur për të rritur investimet gjermane dhe për të ndihmuar Serbinë. Nuk jam i sigurt pse publiku u befasua nga deklarata e tij – kjo pikëpamje nuk është e re dhe shumë vende bien dakord. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë besojnë se Slobodan Millosheviç e udhëhoqi Serbinë në një rrugë të përgjakshme shkatërrimi në vitet 1990. Nuk ishte Serbia siç është sot dhe as nuk duhet të dëmtojë reputacionin e asaj Serbia që sakrifikoi kaq shumë në të dy luftërat botërore për të ndihmuar në sjelljen e paqes dhe stabilitetit në Evropë”, ka thënë ambasadori amerikan.