Serbia “tradhton” Ukrainën, kjo e fundit i gjunjëzohet duke kundërshtuar Ushtrinë e Kosovës

19.12.2018 10:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Serbia “tradhton” Ukrainën, kjo e fundit i gjunjëzohet duke kundërshtuar Ushtrinë e Kosovës

Ambasadori i Ukrainës në Serbi, Oleksander Aleksandroviq, thotë se Ukraina beson se “nuk është gjë e mirë”, që Kuvendi i Kosovës ka miratuar legjislacionin mbi transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri.

“Ne themi se kjo nuk është e mirë, nuk e mbështesim formimin e ushtrisë së Kosovës, sepse ne nuk e njohim Kosovën si shtet të pavarur. Prandaj, Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB duhet të respektohet”, tha Aleksandroviq.

Ai shpjegoi se “pozicioni i Ukrainës për këtë çështje rrjedh nga pozita zyrtare e Ukrainës”.

“Dhe kjo është se ne nuk e njohim pavarësinë e njëanshme të Kosovës. Ne themi se Kosova është një pjesë sovrane e territorit të Serbisë”, tha Aleksandroviq për Tanjugun.

Gjatë ditës së djeshme, ai tha se Serbia përsëri votoi kundër Ukrainës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB, duke vë në dukje se në korrik, gjatë vizitës së Presidentit të Ukrainës, Petro Poroshenko, në Beograd, ishte “arritur marrëveshje për të mos votuar kundër njëri-tjetrit”, ndërsa Serbia dje, thotë ai, ishte një nga 19 vendet që votuan kundër rezolutës, të përcaktuara në një propozim nga Ukraina, kundër militarizimit të Krimesë dhe Azovit dhe Detit të Zi.

Aleksandroviq tha se nuk e kupton pse Serbia ja bëri këtë, pasi siç ishin dakorduar Ukraina kishte votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL dhe duke mos e njohur pavarësinë e saj.

Ai gjithashtu tha se Kievi “nuk është i lumtur” që Serbia nuk është bërë pjesë e sanksioneve ndërkombëtare kundër Rusisë edhe pse, thotë se “e kupton” kjo është për shkak të qëllimit të madh të tregtisë serbe-ruse. 

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
Konkurs për gazetarë dhe praktikantë
artikull i sponzorizuar


Serbia “tradhton” Ukrainën, kjo e fundit i gjunjëzohet duke kundërshtuar Ushtrinë e Kosovës

Serbia “tradhton” Ukrainën, kjo e fundit i gjunjëzohet duke kundërshtuar Ushtrinë e Kosovës

Paris, Budapest, Tiranë…proteston gjysma e Evropës

Paris, Budapest, Tiranë…proteston gjysma e Evropës

“Novostit”: Treshja e madhe zgjidh çështjen e Kosovës, BE bie?

“Novostit”: Treshja e madhe zgjidh çështjen e Kosovës, BE bie?

Kontestohet edhe ushtruesi i ri i detyrës së drejtorit të Agjencisë së Punësimit

Kontestohet edhe ushtruesi i ri i detyrës së drejtorit të Agjencisë së Punësimit

Mogherini takohet sot me Thaçin dhe me liderët e Ballkanit Perëndimor

Mogherini takohet sot me Thaçin dhe me liderët e Ballkanit Perëndimor

Reka: Formimi i ushtrisë dhe taksa ndaj Serbisë kanë demonstruar sovranitetin e Kosovës

Reka: Formimi i ushtrisë dhe taksa ndaj Serbisë kanë demonstruar sovranitetin e Kosovës

Vitin tjetër roaming falas në gjashtë shtetet e Ballkanit

Vitin tjetër roaming falas në gjashtë shtetet e Ballkanit

Aksidentohen tri makina në Fushë-Kosovë

Aksidentohen tri makina në Fushë-Kosovë

Elbasan, kishin dalë për gjah, shokët vrasin aksidentalisht 36-vjeçarin

Elbasan, kishin dalë për gjah, shokët vrasin aksidentalisht 36-vjeçarin

I ndalohet hyrja në ShBA Radosavleviqit, i dyshuar për vrasjen e vëllezërve Bytyçi

I ndalohet hyrja në ShBA Radosavleviqit, i dyshuar për vrasjen e vëllezërve Bytyçi

Kryetarët e komunave demantojnë KEDS-in për reduktime

Kryetarët e komunave demantojnë KEDS-in për reduktime

Thaçi dëmton LDK-në e LVV-në në KQZ

Thaçi dëmton LDK-në e LVV-në në KQZ

Behgjet Pacolli sot raporton para Komisionit për Punë të Jashtme

Behgjet Pacolli sot raporton para Komisionit për Punë të Jashtme

Ekipi Shtetëror, vetëm mbështetës i përpjekjeve të Thaçit në dialog

Ekipi Shtetëror, vetëm mbështetës i përpjekjeve të Thaçit në dialog

Agjenda e BE-së demanton pritjen e Haradinajt për vizat

Agjenda e BE-së demanton pritjen e Haradinajt për vizat

Video e paparë e presidentit Thaçi, duke ngrenë pite me uniformë të UÇK-së

Video e paparë e presidentit Thaçi, duke ngrenë pite me uniformë të UÇK-së