Serbia thotë se shqiptarët kanë plaçkitur pasurinë e saj

E publikuar: 26/09/2016 15:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Beograd vazhdojnë pretendimet absurde dhe gënjeshtrat e pashoqe se në Kosovë shqiptarët kanë plaçkitur dhe po e mbajnë të plaçkitur pasurinë e Serbisë.

Këto pasuri, sipas gazetës “Veçernje Novosti”, arrijnë madje në 220 miliardë euro.

Natyrisht kjo gazetë nuk e përmend pushtimin dhe eksploatimin njëshekullor të Kosovës nga Serbia dhe as dëmet e mëdha shkaktuar vendit tonë gjatë luftës kur Serbia dogji e shkatërroi mbi 200 mijë shtëpi, plaçkiti miliarda euro të qytetarëve e të ndërmarrjeve, vrau mbi 10 mijë persona, masakroi, dhunoi e përdhunoi mbi 50 mijë 9 persona, dëboi mbi një milion shqiptarëve nga trojet e veta, e burgosi qindra mijëra të tjerë, etj.

Sipas VN-së, transmeton Koha.net, xeheroret në Kosovë, mijëra hektarë male në Sharr, hidrocentrali “Gazivoda”, qendra e skijimit “Brezovica”, me librat kadastralë janë të Serbisë e këtyre, thotë, ua ak vënë syrin Prishtina.

Kjo gazetë shton se Telekomi që po e kërkon Kosova është vetëm pjesë e vogël asaj që ia ka vënë syrin ose që tashmë e ka rrëmbyer Kosova”. Ajo shton se vlera e “Železnica Srbije”, (Hekurudhat e Serbisë) është 206 milionë euro dhe ajo tashmë është e regjistruar në Hekurudhat e Kosovës.

Vlera e pasurisë shtetërore e Serbisë në Kosovë sipas OES, është më shumë se 200 miliardë euro. Por shton ajo, në Kosovë, por pasurisë shtetërore që evidentohet si e Serbisë, është edhe prona private.

Përfaqësues të serbëve në Kosovë thonë se në Kuvendin e Kosovës është miratuar ligji për Agjencinë e pronës që i jep kompetenca agjencisë ekzistuese, porse ajo s’e ka marrë asnjë vendim në dobi të serbëve.

Slavko Simiq i Listës Sprapska thotë se ky ligj është vetëm njëri nga moduset për përvetësimin e përhershëm të pronës serbe.

Sipas kësaj gazete, Kosova po përpiqet t’ia marrë Serbisë 15,7 miliardë tonë thëngjill që mund të shfrytëzohet gjatë 200 vjetëve të ardhshëm, rezerva zinku e plumbi rreth 46 milionë tonë, magnez tetë milionë tonë, ndërsa rezervat e boksitit tejkalojnë 1,6 milion ton. Resurset të rëndësime janë edhe burimet e ujit dhe ato gjeotermale.

“Ligji është krejtësisht i dëmshëm për serbët, në radhë të parë për të shpërngulurit dhe të drejtat e tyre”, thotë Simiq.

Zyra serbe e Kosovës thotë se në Kosovë deri në vitin 1999 kanë qenë të regjistruara 509 ndërmarrje shoqërore e publike serbe. Pas formimit të AKP-së, janë privatizuar rreth 300 ndërmarrje serbe nga të cilat janë fituar 352 milionë euro, thotë VN, përcjell Koha.net, ndërsa duke cituar zyrtarin e AKP-së Ekrem Hajdini, gazeta thotë se nga 600 ndërmarrje shoqërore, AKP ka formuar 769 kompani të reja dhe ka privatizuar shumicën e tyre.

Goran Rakiq, prefekt i Mitrovicës veriore përmend, sipas tij, privatizimet e paligjshme në këtë komunë dhe në Leposaviq: Gjashtë lokale të Lux-it, shtëpia e mallrave dhe disa firma në Leposaviq .

Sipas Drejtorisë republikane të Serbisë në pasuri shtetërore në Kosovë janë edhe rreth 1,2 milionë metra katrorë të ndërtesave zyrtare, 145.202 afariste dhe 25.000 banesore. Aty janë edhe 753.915 metra katrorë objekte si restorante, pushimore, ndërsa tokë bujqësore e ndërtimore – pyjore si pronë e shteti të Serbisë në Kosovë llogariten afër 625 milionë euro.

Vlerën e përgjithshme të patundshmërisë së ndërmarrjeve shoqërore e publike në Kosovë Serbia e vlerëson rreth 220 miliardë euro.