“Serbia as tash nuk do ta nënshkruante ultimatumin e Rambouillet”

E publikuar: 20/08/2017 14:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendëskryeministri i parë e njëkohësisht ministër i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se Serbia as tash nuk do ta nënshkruante ultimatumin e Rambouillet të vitit t 1999, transmeton Koha.net.

Ai për portalin srpski telegraf ka theksuar se nëse shikojmë në mënyrë shtetërore e kombëtare, është lehtë të thuhet sot se nuk është dashur të lejohet bombardimi dhe të jemi nën sanksione.

“Për shkak se kemi përkrahur popullin, kemi përjetuar sanksionet, për shkak se nuk kemi dashur nënshkruajmë ultimatumin nga Rambouillet, kemi përjetuar bombardimin. Ja,unë tash e shtroj pyetjen nëse sot dikush do të nënshkruante ultimatumin nga Rambouillet”, ka pyetur shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq.

Delegacioni nga Kosova kishte që marrë pjesë në bisedime në Francë në vitin 1999, e kishte nënshkruar marrëveshjen e Rambouillet e cila i hapi rrugë bombardimeve të NATO-s kundër pozicioneve ushtarake e policore serbe në Kosovë e në Serbi.