Serbia s’pret bisedime përfundimtare me Kosovën

E publikuar: 31/08/2017 01:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i të ashtuquajturit Këshill për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, ka thënë se janë spekulime paralajmërimet se tani është radha e bisedimeve përfundimtare për marrëveshje ndërkombëtare ndërmjet Serbisë e Kosovës.
Këto pritje nuk janë reale, citon “novostionline” të ketë thënë ai.

Ai ka theksuar se procesi i Brukselit nuk ka kuptim nëse nuk realizohet Asociacioni i Komunave serbe.

“Për statusin përfundimtar ndoshta dhe do të mund të flitej, porse këto biseda do të kërkonin ‘forcimin’ edhe të ndërmjetësit, që për shembull, në proces, të përfshihej kryetari i Këshillit Europian Donald Tusk”.

Drecun thotë se bisedimet për zgjidhjen përfundimtare nuk do të ishte dialog ndërmjet dy shteteve, porse qëllimi i tyre është pengimi që Serbia ta humbë Kosovën.