Serbia refuzon BE-në, shkak Kosova dhe Rusia

E publikuar: 27/10/2016 10:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një e treta e BE-së bllokon vazhdimin e procedurës rreth hapjes së kapitullit të 31-të, jo vetëm për shkak të Rusisë, por edhe të Kosovës

Marina Joviqeviq, asistente e shefit të diplomacisë për BE, deklaroi se qëndrimi i Sërbisë ndaj Kosovës, duke potencuar se që nga fillimi është bërë e qartë se edhe për shkak të Kosovës, Sërbia nuk mund të pajtohet me pozcionin e BE-së.

Edhe pse Brukseli kreu draft raportin për këtë kapitull që në janar, ky dokument është ende për miratim tek vendet e BE-së, të cilat një e treta e tyre ende nuk e kanë dhënë dritën e gjelbër për miratimin e këtij dokumenti.

Gjatë dy viteve të fundit nuk janë plotësuar gjithësej 30 dokumente nga BE, gati gjysma e deklaratave që Brukseli kishte pregatitur. U2015, prej 40 dokumente ka refuzuar 13, ndërkaq më vonë, nga 35 nuk ka votuar 17. Veç kësaj nuk ka miratuar dokumentin ku kërkohet respektimin e të drejtave të njeriut në Kinë, njofton Večernje novosti.

Vitin e kaluar Sërbia ka refuzuar 10 raste që kishin të bënin me raportet mes Ukrainës dhe Rusisë, lidhur me sanksionet ndaj Moskës për shkak të aneksimit të Krimesë./RTK