Serbia pro heqjes së Jabllanoviqit nga kreu i “Srpskas”

E publikuar: 24/09/2015 18:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtori i zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka deklaruar sot se Qeveria e Serbisë e mbështet vendimin e përfaqësuesve politikë të serbëve në, siç e ka quajtur ai “në krahinë” që Aleksandar Jablanoviq më të mos jetë në krye të Listës Serbe.

Subjekti politik më i rëndësishëm i minoriteteve, Lista Serbe, e që parashihej se do t’iu sillte probleme të mëdha institucioneve të Kosovës, tashmë është përçarë, raporton Koha.net.

Përfaqësuesit politikë të këtij subjekti janë ndarë në dy grupe, pavarësisht se këtë organizim politik e kishte sponsorizuar vetë qeveria e Serbisë.

Pas përçarjes, një numër i madh i përfaqësuesve serbë janë duke kërkuar dorëheqjen e udhëheqësit të kësaj liste, Aleksandër Jabllanoviq. Megjithatë Jabllanoviq thotë se nuk e ka në plan të japë dorëheqje nga posti i kryetarit të Listës Serbe.