Serbia pritet t’ia dorëzoj SHBA-s të dyshuarit për vrasjen e vëllezërve Bytyçi?

E publikuar: 12/02/2019 15:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Serbia dhe SHBA-ja do t’ia dorëzojnë njëra-tjetrës shtetasit e tyre nëse ndonjëra prej tyre i kërkon për vepra të ndryshme penale, respektivisht nëse janë të dënuar me së paku një vit burg, transmeton “Zëri.info”.

Ky është thelbi i marrëveshjes mes Serbisë dhe Amerikës për dorëzim të të dyshuarve, e cila është në rend dite në kuvendin e Serbisë dhe e cila ka shkaktuar polemikë të ashpër rreth asaj nëse mes rreshtave të kësaj marrëveshje, fshihet qëllimi i dorëzimit të të dyshuarve për vrasjen e vëllezërve Bytyçi, në korrik të vitit 1999.

Kohë më parë Stejt Departamenti Amerikan ia ka ndaluar hyrjen në SHBA Goran Radosavljeviç Guri dhe anëtarëve të familjes së tij, për shkak të dyshimit se komandanti i dikurshëm i xhandarmërisë serbe, kishte lidhje me vrasjen e vëllezërve Bytyçi, të cilët ishin shtetas amerikanë, por që i ishin bashkuar UÇK-s në luftën kundër forcave okupuese serbe në Kosovë.

Dhe pikërisht ky pritet të jetë personi i parë që do t’i dorëzohet SHBA-s.

Marrëveshja parasheh se shtetësia nuk mund të jetë pengesë për dorëzim dhe se ky rregull nuk do të duhej të vlejë për veprat e kryera para 1 janarit të vitit 2005./ZERI