“Serbia po keqërdor institucionet ndërkombëtare, dialogu nuk duhet të ndërpritet” (VIDEO)

E publikuar: 10/01/2017 20:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendëspresidentja e parlamentit Evropian, Ulrike Lunaçek, ka akuzuar shtetin serb se po keqpërdor për qëllime politike institucionet ndërkombëtare dhe po abuzon me ligjin, duke iu referuar ndalimit të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Megjithatë Lunaçek, në një intervistë për ABC News  ka thënë qe nuk duhet të ndërpritet dialogu në Bruksel, njofton Klan Kosova.

Ajo e pranon se nuk ka vullnet të mirëfilltë politik as nga Prishtina e as Beogradi për të respektuar marrëveshjet e arritura në Bruksel, përderisa i kishte bërë thirrje të dy palëve që të implementojnë ujditë e arritura edhe në raportin e saj.

Sa i përket rrugës evropiane të Kosovës ajo vitin 2016 e vlerëson si të suksesshëm duke përmend nënshkrimin e MSA-së dhe përmbushjes së shumicës së kritereve për liberalizim të vizave.