Serbia pëson ndaj Kosovës në karate edhe pasi pranon të luajë

E publikuar: 24/03/2018 18:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Fortesa Orana ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Ballkanik për senior, që po mbahet në Stamboll të Turqisë, bën të ditur përmes faqes zyrtare në Facebook Komiteti Olimpik i Kosovës.

“Karateistja jonë mundi në finale serben Andriana Vikovac, në kategorinë +68 kg”, thuhet në faqen zyrtare të KOK-ut, transmeton Koha.net.

Medalje të argjendtë për Kosovën mori Blodin Pakashtica, i cili u mposht në finale nga Mursel Misini, shqiptar nga Maqedonia, në kategorinë -75 kg.

“Urojmë suksesin e radhës së karateistëve tanë dhe ju dëshirojmë suksese edhe garuesve tjerë që po marrin pjesë në këtë Kampionat”, thotë KOK-u.

Kosova dje e sot kishte fituar në tavolinë përballjet ndaj Serbisë në hendboll e xhudo, pasi nuk kishte pranuar të përballet me Kosovën për shkaqe politike./koha.net/

Image