Serbia parasheh vështirësi në dialog, nëse Haradinaj bëhet kryeministër

E publikuar: 28/05/2017 22:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nëse Ramush Haradinaj do të jetë kryeministër i ri pas zgjedhjeve të 11 qershorit, kjo do të shkaktonte vështirësi dhe probleme në marrëdhëniet e Beogradit e Prishtinës, ka thënë sot ministrja serbe e Drejtësisë Nela Kuburoviq, transmeton Koha.net.

Ajo ka shtuar, përcjell b92, se Serbia përpiqet për paqe dhe do të vazhdojë që përmes procesit të dialogut të avancojë e të zgjidhë çështjet dhe problemet e serbëve e të shqiptarëve në Kosovë.

Në zgjedhje, siç ka thënë ajo, Lista Srpska, e cila sipas saj përfaqëson interesat e të gjithë serbëve, duhet ta pengojë formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Kuburoviq ka thënë se nuk janë pakësuar kapacitetet e UNMIK-ut në Kosovë ashtu siç u angazhuan disa vende anëtarë të Këshillit të Sigurimit.

Ajo vendimin e Gjykatës franceze për të mos e ekstraduar Ramush Haradinajn në Serbi, e ka quajtur vendim politik.