Serbia ofron armatim falas për vendet që tërheqin njohjen e Kosovës

E publikuar: 27/12/2018 13:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin, ka deklaruar se Serbia sivjet ka eksportuar armatim me vlerë mbi 600 milionë dollarë.

Kjo shumë, siç përcjell “Blic” i Beogradit, është 10 për qind më shumë se sa një vit më parë.

Serbia armët i shet kryesisht në vendet e Afrikës, por edhe në vendet arabe si dhe në ato të Amerikës Latine.

Ajo, madje, disa vendeve u ka ofruar armatim falas që ta tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës./alsat M