Serbia nuk mundi ta pengojë pjesëmarrjen e Kosovës në OBD

E publikuar: 30/06/2018 16:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka dhënë lajmin se Kosova po merr pjesë si anëtare e plotë në Organizatën Botërore të Doganave në Bruksel.
Por, kështu nuk po thonë edhe Serbia. Mediat atje, po raportojnë krejtësisht të kundërtën, duke thënë se pranimi i Kosovës në këtë organizatë është ndërprerë.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka njoftuar se Kosova është duke marrë pjesë si anëtare e plotë dhe barabartë në Organizatën Botërore të Doganave në Bruksel, në takimin e Këshillit të OBD-së.

Pacolli ka shkruar se përkundër përpjekjeve të Serbisë për të penguar pjesëmarrjen e Kosovës, delegacioni kosovar ka ushtruar të drejtat dhe obligimet sikurse të gjithë anëtarët e tjerë.

“E uroj zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm Kunio Mikuriya nga Japonia dhe Kryesuesin e Këshillit Enrique Cannon nga Uruguai. Përpjekjet tona nuk do të ndalen asnjëherë për të bërë Kosovën një anëtare të plotë dhe të barabartë të bashkësisë ndërkombëtare”, ka shkruar Pacolli në Facebook.