Serbia notë proteste ambasadorit shqiptar në Beograd për deklaratat e Ramës

E publikuar: 09/04/2015 16:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Serbia i ka dërguar një notë proteste ambasadorit shqiptar në Serbi. Nota e protestës ka të bëjë me deklaratat e Edi Ramës për bashkimin kombëtar, që ky i fundit i bëri gjatë qëndrimit në Ulqin.
“Sjellja e Ramës është e papranueshme. Ai po vijon serinë e provokimeve”, thuhet në letrën e shtetit serb.

Sipas tyre kjo deklaratë cënon marrëdhënien midis dy shteteve dhe pikëpamjet e Ramës janë të papranueshme, raporton express.

Rama kishte deklaruar në intervistë se bashkimi i shqiptarëve është i paevitueshëm.