Serbia kërkon që trashëgimia kulturore në Kosovë të negociohet në Bruksel

E publikuar: 30/09/2015 10:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bëhet e ditur se presidenti i Republikës së Serbisë, Tomisllav Nikoliq, ka biseduar dje, në New York, me drejtoreshën e përgjithshme të UNESCO-s, Irina Bokova.

Siç raportojnë mediat serbe, e që e transmeton Koha.net, ai nga drejtoresha e UNESCO-s ka kërkuar që vendimmarrja mbi kompetencat ndaj trashëgimisë kulturore në Kosovë të kalohet në negociatat e Brukselit, meqë, siç thuhet, është evidente se shqiptarët njëanshëm po marrin kompetencat e institucioneve në Kosovë në kundërshtim me negociatat, drejtpërdrejt në ato organizata, citojnë mediet e Beogradit njoftimin.