Serbia ka shtuar importin në Kosovë për 14 %, qe çka eksporton Kosova

E publikuar: 20/11/2017 21:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Edhe sipas statistikave të Doganës, shteti që më së shumti importon mallra në Kosovë është Serbia.

Drejtori i Doganës, Bahri Berisha, ka thënë në “Puls” të KTV-së, se në 10 mujorin e parë të këtij viti Serbia ka importuar 365 milionë euro, që ka rritje në krahasim me vitin e kaluar për 14%.

“Në vendin e dytë është Gjermania me 301 milionë import, Turqia është në vendin e tretë sa i përket importit me 240 milionë euro pastaj vjen Kina, Maqedonia ka 128 milionë”, ka thënë Berisha. “Sa i përket, Shqipërisë ka shënuar rritje në import, me diku rreth 123 milionë euro”, ka shtuar më tej.

Në anën tjetër, nga Kosova, gjithnjë sipas Berishës, eksportohen diku rreth 250 milion euro mallra për në shtetet e huaja.

“Produkti kryesor që eksportohet nga Kosova është nikli apo mineralet e ndryshme nga Kosova në vendet e tjera”, ka thënë Berisha.