Serbia i frikësohet bashkimit kombëtar

E publikuar: 09/04/2015 09:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Profesori i historisë së marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, Ibrahim Gashi ka thënë se deklarata e Edi Ramës është keqkuptuar me qëllim nga Serbia.

Ai ka thënë se vetëm në Serbi e kanë lexuar kontekstin e një bashkimi klasik midis dy vendeve tona, shkruan ‘Epoka e re’.

“Konteksti i vërtetë i asaj çfarë ka thënë kryeministri Rama ka të bëjë me rrugën që kanë Shqipëria dhe Kosova drejt një procesi të integrimit në Bashkimin Evropian”, ka vlerësuar Gashi.

Derisa reagimi i BE-së, sipas tij, ka qenë një lloj mase qetësuese për të ruajtur klimën e bashkëpunimit në rajon.

Edhe profesori tjetër universitar, Ismail Hasani ka thënë se reagimet nga Serbia vijnë e bëhen më të ashpra, pasi tani ‘është kuptuar se shqiptarët janë faktorë në Ballkan’.