Serbia falënderon Izraelin që s’e njeh Kosovën

E publikuar: 21/10/2016 15:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq sot ka biseduar me ambasadoren e Izraelit në Beograd Alona Fisher Kamm dhe e ka falënderuar atë për “përkrahjen parimore që Izraeli ia jep Serbisë për Kosovën”, transmeton Koha.net.

Siç njofton FoNet, Gjuriq ambasadores i ka treguar për situatën në dialogun Beograd – Prishtinë, për Ligjin mbi Trepçën dhe për atë që në Beograd quhet “pronë serbe” në Kosovë.

Gjuriq në takim ka theksuar se “popullin serb e hebraik i lidh miqësia tradicionale shumëshekullore, e cila, sipas tij, do të jetojë edhe në shekujt që do të vijnë”, ndërsa ka shtuar se miqësia vetëm sa do të përforcohet me “ përkrahjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të Serbisë”.

Zyrtari serb e ka njoftuar ambasadoren izraelite edhe me gjendjen e sigurisë dhe me problemet sociale politik të serbëve në Kosovë.