Serbia e ka marrë propozimin e rezolutës për Srebrenicë nga Britania

E publikuar: 14/06/2015 19:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Misioni i Britanisë në Kombet e Bashkuara ia ka dorëzuar Serbisë propozimin e rezolutës për Srebrenicën, e cila me gjasë do të shqyrtohet në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit më 7 korrik, ka deklaruar sot ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq.

“Thuhet se qëllimi i rezolutës është pajtimi, por në atë tekst në 20 vende përmendet gjenocidi dhe vetëm një herë pajtimi”, tha Daçiq.

Ai mëtutje është shprehur se “Serbia tashnë ka treguar përkushtim për dënimin e krimeve të luftës, por qeveria e Serbisë do të udhëhiqet me interesat shtetërore e kombëtare kur kemi të bëjmë me këtë temë”, tha Daçiq në konferencën e rregullt me gazetarë në Beograd.

Sipas tij, ende nuk janë kryer konsultimet me shtetet e tjera anëtare të Këshillit të Siguransmetonrimit dhe se pritet që ato të mbahen gjatë javës së ardhshme, t.

Ivica Daçiq tha se rezoluta për Srebrenicën, të cilën e përgatit Britania, përmbanë pjesë të përgjithshme, të cilat direkt kanë të bëjnë me krimet në Srebrenicë.