Serbia e gatshme për takimin trepalësh me Kroacinë dhe Bosnjën e Hercegovinën

E publikuar: 16/10/2017 11:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha sot se Serbia është e gatshme për të mbajtur një takim trepalësh të përfaqësuesve të Serbisë, Kroacisë dhe Bosnjës e Hercegovinës, e cila siç thotë ai mund të jetë shumë e rëndësishme jo vetëm për Serbinë, por për të gjitha vendet e rajonit, transmeton Indeksonline.

Ky takim do të çonte në zgjidhje shumë të rëndësishme dhe konkrete për shumë çështje politike, ekonomike e sociale në Ballkan, ka thënë Vuçiq pas takimit me presidentin e Bosnjës.