Serbia e gatshme për kompromis, njësoj pret nga Kosova

E publikuar: 28/06/2015 22:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Kreu i qeverisë serbe, Aleksandar Vuçiq thotë se Serbia është e gatshme për kompromis, por pret që kjo të jetë reciproke.

“Nuk do ta kemi të lehtë as këtë herë, por do të luftojmë për popullin tonë në Kosovë, rezultatet i shohim nesër dhe natyrisht që janë të nevojshme kompromiset”, tha ai, raporton Klan Kosova.

Sipas Vuçiq -it, Kosova ka shkelur disa marrëveshja, veçanërisht ato të ditëve të fundit që nuk është dashtë të flitet në opinion.

Ka shprehur pakënaqësitë e tij në lidhje me mos themelimin e Gjykatës Speciale nga Kuvendi, por është shprehur optimist se nesër, e hënë, do të arrihen marrëveshje.

Ka tërhequr vëmendjen se arritja e marrëveshjeve nuk varet nga pala serbe