“Serbia do të japë 350 milionë euro për autostradën Nish-Prishtinë”

E publikuar: 13/08/2015 23:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Serbia është e gatshme të paguajë 350 milionë euro për ndërtimin autostradës Nish-Prishtinë. Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç, para samitit të Ballkanit Perëndimor tha se do të kërkojë nga BE rreth 300 milionë euro për autostradën, e cila kushton në total 600-650 milionë euro.

Mes të tjerash, Vuçiç u shpreh se e pret me optimizëm samitin që do të mbahet në Vjenë më 27 gusht, me ftesë të Kancelares gjermane, Angela Merkel, raporton “B92″. “Ky takim shumë i rëndësishmëm do të fokusohet te ‘rrjeti bazë’ (rrjeti rajonal i rrugëve, të cilat duhet të bëhen pjesë e rrjetit evropian”, tha Vuçiç. Sipas tij, ky takim do të jetë shumë i rëndësishëm, sepse “stabiliteti ekonomik është i rëndësishëm për të ardhmen e ekonomisë dhe standardin e jetesës”.

Gjithashtu, kreu i qeverisë serbe ka zbuluar se në muajt në vijim, do të zhvillojë disa vizita të rëndësishme diplomatike. “Do të vizitoj SHBA-të para mesit të shtatorit, në tetor do të shkoj në Rusi dhe besoj se kjo do të jetë një vizitë e rëndësishme, me një numër të madh biznesmenësh, ndërsa në nëntor do të shkoj në Kinë. Presidenti (Tomislav Nikoliç) ka një vizitë me rëndësi në Kinë dhe një takim me Presidentin e atij vendi në shtator”, tha ai për gazetarët.

Ai njoftoi se dialogu në Bruksel midis Beogradit dhe Prishtinës do të vijojë para ose pas konferencës së Vienës.